Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh Ramës: Do ikësh si Millosheviçi, do i japim fund personalizimit të shtetit e kapjes së tij


Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar mbrëmjen e sotme se muaji shtator do sjellë një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës.

Ai vlerësoi rolin e forcës politike që drejton që sipas tij do i japë opozitarizmit atë dimension që i mungon dhe ndryshimin që duhet.

Meta paralajmëroi se kryeministri Rama do largohet njësoj si ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç.

“Në shtator do të presim një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës. Partia e Lirisë që nga 25 korriku në mbrëmje është me kapacitet të plotë në përmbushje të opozitarizmit, sepse Shqipëria ka shumë nevojë për të rritur besimin te përkushtimi për ndryshimin dhe përmbysjen e këtij sistemi të kalbur, antikombëtar që po bjerr çdo ditë shpresën në këtë vend dhe sidomos të rinjve shqiptarë. Jemi këtu për t’i dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend, fuqinë e vërtetë popullit, për të udhëhequr dhe një ndryshim i cili përfundimisht do të japë fund personalizimit të shtetit dhe kapjes së tij nga një klikë e ngushtë. Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi. Ai do të rrëzohet siç e meriton. Me vendosmëri për t’i kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona.  Si iku Millosheviçi, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë.” – tha Meta për Fax News nga Jala.