Një 25-vjeçare ka mbetur e plagosur sot pasi është qëlluar aksidentalisht me një armë gjahu nga gjyshi i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Patos.
25-vjeçarja A.S. është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet që i moshuari ka qenë duke pastruar një armë zjarri tip çifte, por ajo i është shkrepur aksidentalisht.
“Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.