Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur një 40-vjeçar në liqenin e Prespës së Madhe në Pustec


Një 40-vjeçar është gjetur këtë të dielë pa shenja jete në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Pustec.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet F.C, 40-vjeç, banues në fshatin Bitinckë të Devollit.

Policia thotë se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja të ushtrimit të dhunës, por ende nuk ka detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

 “Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.