Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet nënkryebashkiaku grek pas videos ku tërheq zvarrë me makinë gomarin e plagosur, qytetarët kërkojnë shkarkimin e tij



Një zyrtar në Greqi është arrestuar, pas pamjeve të rënda të tij që kanë qarkulluar online, ku shihet se tërheq zvarrë me makinë një gomar të plagosur për rreth një kilometër.

Bëhet fjalë për nënkryetarin e bashkisë së Zicës në Janinë, 63-vjeç.

Sipas medieve greke, ai pretendon se nuk ka abuzuar me kafshën dhe se ka qenë aksident.

Madje i tha policisë se me makinën e tij po e tërhiqte zvarrë kafshën fatkeqe, pa e kuptuar. E gjitha ndodhi para syve të banorëve të Grammenos, të cilët panë rrugën e fshatit të tyre të lyer me gjak.

Ngjarja ka bërë që banorët të kërkojnë shkarkimin e tij nga detyra.