Vendosni fjalën kyçe....

Flamuri shqiptar me yllin komunist në festivalin “Sunny Hill”, Erion Veliaj: Ishte satirë


Një moment që ka tërhequr shumë komente në rrjetet sociale nga festivali “Sunny Hill”, është shfaqja e flamurit shqiptar por me yllin komunist në krye.

Simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, u hoq përgjithmonë në 1992.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se flamuri me yll ishte pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”, një këngë satirike kundër regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Ai ironizon duke thënë se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe “Sekretarin e PPSH”-së që kanë në krye, duke iu referuar kështu Sali Berishës.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”– shkruan Veliaj.