Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja s’ka alternativë ndaj energjisë ruse – Ish-zyrtari i lartë i kompanisë suadite ‘Aramco’


Nuk ka kapacitet të mjaftueshëm në botë për të zëvendësuar furnizimin me gaz të Rusisë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Moska ka shumë tregje për t’u shitur energjinë e saj, tha për CNBC të hënën ish-zëvendëspresidenti ekzekutiv në kompaninë shtetërore saudite të naftës ‘Aramco’, Sadad Al-Husseini.

“SHBA nuk e ka kapacitetin e LNG-së për të zëvendësuar eksportet e Rusisë në Evropë.” – tha ai, duke vënë në dukje se faturat e energjisë në të gjithë BE-në do rriten këtë dimër.

Sipas Al-Husseini, kjo mund të çojë në probleme serioze në tregun global të energjisë.

“Kjo situatë është një botë e re dhe nuk është shumë e mirë për energjinë.” – paralajmëroi ai.

“Në çdo rast, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm LNG në botë për të kompensuar eksportet ruse në Evropë.” – tha ish-ekzekutivi, duke shtuar se, ‘do duhen vite që BE-ja të gjejë burime për të zëvendësuar furnizimin rus’.

Në lidhje me humbjen e blerësve të BE-së nga Moska, ai vuri në dukje se, pavarësisht sanksioneve perëndimore, ka ‘shumë tregje alternative për energjinë ruse, duke përfshirë Kinën, Japoninë ose Indinë’.

Ndërkohë, Evropa nuk ka burime alternative të energjisë, tha ai, ‘ndërsa SHBA-ja tashmë është maksimizuar, Afrika e Veriut ka probleme’, dhe OPEC-ut po ashtu po i mbaron kapaciteti rezervë.