Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja themelon Policinë e Klimës, do ketë armë zjarri e dhoma për marrjen në pyetje


Pas Francës edhe Kanadaja do themelojë Policinë e Klimës. Ajo pritet të ketë armatime si çdo polici tjetër dhe dhoma për marrjen në pyetje.

Ministria e Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike e Kanadasë po ndërton një objekt në Winnipeg që, përveç laboratorëve biologjikë dhe zyrave, do të përfshijë një dhomë të madhe magazinimi të armëve, si dhe dhoma të shumta të marrjes në pyetje.

ECCC aktualisht po punëson ‘oficerë përmbarimorë’ të cilët do jenë në gjendje të veprojnë me autoritetin e barzvlershëm të policisë së rendit, duke përfshirë mbajtjen e armëve, hyrjen në pronë pa urdhër dhe përdorimin e prangave nëse zbulohet se po ndikojnë negativisht në ndryshimet klimatike.

Ata gjithashtu thuhet se do të çojnë njerëzit në dhomat e marrjes në pyetje për të rrëfyer veprimet e tyre mëkatare në gjoja krijimin e temperaturave gjithnjë e më të larta.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani