Në një zhvillim të çuditshëm dhe shqetësues që kërcënon të prishë synimin e Francës për titullin e Kupës së Botës në Katar më vonë këtë vit, Paul Pogba është përfshirë në grindje me vëllain e tij Mathias, me përplasjen e tyre që ka marrë titujt kryesorë të mediave gjatë fundjavës.
Çfarë fshihet pas polemikave.
Kush është i përfshirë në skandal?
Fituesi i Kupës së Botës dhe lojtari i Juventusit e Francës, Paul Pogba, 29 vjeç, dhe vëllai i tij futbollist profesionist, Mathias, 32 vjeç, i cili së fundmi luajti për klubin francez të kategorisë së katërt, Belfort.
Plus, miqtë e fëmijërisë së Pogba-s, ndërsa ka dalë edhe emri i bashkëlojtarit të tij te ‘Blutë’, Kylian Mbappe.
Si u shfaq skandali?
Me sa duket doli nga hiçi gjatë fundjavës kur Mathias publikoi një video në anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht dhe kërcënoi se do bënte ‘zbulime të mëdha’ për vëllain Paul, agjenten e tij Rafaela Pimenta dhe yllin e PSG-së, Mbappe.
“E gjithë bota meriton të dijë disa gjëra në mënyrë që publiku të vendosë nëse Paul Pogba meriton vërtet admirimin, respektin, vendin e tij në ekipin e Francës, nëse ai është një person i besueshëm dhe ia vlen të përfaqësojë rininë e botës, klasën punëtore dhe markat e mëdha.” – pohoi Mathias Pogba të shtunën.
Për më tepër, ai vuri në dyshim ‘integritetin dhe profesionalizmin’ e Pimenta-s, me Paul Pogba që e shikon brazilianen ‘si një nënë të dytë’, avokaten e kthyer në agjent që ka marrë vendin e Mino Raiolas pasi italiani vdiq në moshën 54-vjeçare në prill.
Çfarë ka thënë Paul Pogba në përgjigje të akuzave?
Krahas nënës së tij të vërtetë, Yeo Moriba, e Pimentas, Pogba lëshoi një deklaratë të dielën duke thënë se ‘deklaratat e fundit të Mathias Pogba në mediat sociale për fat të keq nuk janë një surprizë’.
“Ato vijnë pas kërcënimeve dhe përpjekjeve për zhvatje nga një bandë e organizuar kundër Paul Pogba.” – shtoi ai, duke shpjeguar më tej se çështja iu referua autoriteteve përkatëse si në Itali ashtu edhe në Francë një muaj më parë.
Njëkohësisht, më shumë hollësi dolën mbi përpjekjen për zhvatje me një raport nga France Info që pretendon se Pogba u ka thënë zyrtarëve se ai ishte ‘ndaluar nga miqtë e fëmijërisë dhe dy burra me kapuç të armatosur me automatikë’ në mars.
Banda thuhet se kërkoi 13 milionë euro nga Pogba pasi ata e akuzuan atë se nuk i ndihmonte miqtë e tij. Ata gjithashtu ‘e tërhoqën zvarrë në një apartament në Paris’ dhe donin të paguheshin për shërbimet e bëra pasi gjoja i kishin siguruar mbrojtje për 13 vjet.
Në të njëjtin shkrim thuhet se Pogba i ka shpjeguar policisë se si i kishte qëndruar gjithmonë pranë miqve të fëmijërisë me të cilët ishte rritur në periferi të Parisit dhe nuk kishte hezituar asnjëherë t’i ndihmonte sa herë që kishte nevojë.
Megjithatë, kjo ishte deri në janar të këtij viti. Ndërsa ishte ende te Manchester United, Pogba thuhet se duhej të dëbonte një mik nga shtëpia e tij kur kuptoi se kishte përdorur kartën e kreditit të Pogba për të vjedhur 200,000 euro prej tij.
Si ka reaguar vëllai i Pogbas?
Duke ndarë artikullin e France Info në Twitter, Mathias u përfol në shumë postime ku tha se ajo që priste kishte ndodhur me Paul Pogba që filloi të tregonte ‘fytyrën e tij të vërtetë’.
“Meqenëse ishte ai që filloi të fliste duke gënjyer policinë dhe që nxori informacionin, nuk mund të më fajësoni mua.” – shtoi Mathias.
“Paul, me të vërtetë doje të më mbyllje gojën plotësisht dhe të gënjeje për të më dërguar në burg.” – tha Mathias ndërsa iu drejtua drejtpërdrejt vëllait të tij më të vogël.
Ai vazhdoi duke e quajtur vëllain e tij ‘frikacak, tradhtar dhe hipokrit’, ndërsa pretendoi se sherri nuk ishte për para.
Më pas, duke e kthyer vëmendjen te shoku i skuadrës te Franca, Mbappe, Mathias pyeti: “Kylian, tani e kupton?”
“Nuk kam asgjë negative kundër jush, fjalët e mia janë për të mirën tuaj, gjithçka është e vërtetë dhe e provuar, ‘marabout’ dihet!” – tha edhe Mathias.
Komenti ‘marabout’ ishte në dukje një referencë për një figurë fetare tradicionale afrikane që shpesh besohet se ka fuqi magjike, me familjen Pogba që e ka prejardhjen nga Guinea.
“Më falni për këtë vëlla, një të ashtuquajtur musliman i thelluar në magji. Nuk është kurrë mirë të kesh një hipokrit dhe një tradhtar pranë vetes!” – tha Mathias.
A është e përfshirë policia?
Të hënën pasdite, Associated Press konfirmoi se prokurorët francezë po hetojnë akuzat për tentativë zhvatjeje nga Pogba kundër Mathias dhe miqve të tyre të fëmijërisë.
Zyra e Prokurorit të Parisit zbuloi se kishte hapur një hetim në fillim të këtij muaji me policinë kundër korrupsionit që po shqyrtonte përpjekjen për zhvatje të organizuar.
Me më pak se tre muaj kohë deri në Katar 2022, mbetxet për t’u parë nëse Pogba mund të shërohet nga një dëmtim në gju dhe të luajë ashtu siç bëri në Rusi 2018, apo nëse mendja e tij do të jetë diku tjetër.
Për më tepër, do shqyrtohet se si pretendimet tronditëse ndikojnë në miqësinë e tij me Mbappe.