Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u vetëplagos me thikë, ndërron jetë në spital 54-vjeçarja në Durrës


Një 54-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, e cila dyshohet se u vetëplagos me thikë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit bregdetar ndërsa viktima është gruaja me iniciale A.D.

Njoftimi

“Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur  me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”