Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Mihail Gorbaçovi ‘thelbësisht’ ndryshoi jetën e saj. Udhëheqësi i fundit sovjetik, mandati i të cilit pa rënien e Murit të Berlinit dhe fundin e Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare mbrëmjen e së martës.
“Gorbaçovi shkroi historinë botërore. Ai tregoi se si një burrë shteti i vetëm mund ta ndryshojë botën për mirë.” – tha Merkel në një deklaratë të mërkurën, duke shtuar se lideri i fundit i fundit sovjetik kishte bërë të mundur ribashkimin paqësor të Gjermanisë në vitin 1990.
Për dekada pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania Perëndimore aleate e SHBA-së ekzistonte së bashku me Gjermaninë Lindore (DDR) aleate dhe e Bashkimit Sovjetik. Merkel u rrit në DDR dhe kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj atje.
“Unë ende mund ta ndiej frikën që unë dhe shumë njerëz në DDR patëm në vitin 1989, duke pyetur veten nëse tanket do vinin përsëri, siç bënë në vitin 1953. Atë kohë, ndryshe nga viti 1953, nuk erdhën tanket, nuk u shkrep asnjë të shtënë.” – tha Merkel.
“Për më tepër, Gorbaçovi lejoi që Gjermania e ribashkuar të bëhej anëtare e NATO-s.” – shtoi Merkel.
Ish-kancelarja, e cila hyri në politikë menjëherë pas ribashkimit, tha se ajo ka kujtime të gjalla nga takimi i Gorbaçovit me liderin gjermano-perëndimor Helmut Kohl në vitin 1990.
“Mihail Gorbaçov gjithashtu ndryshoi rrënjësisht jetën time. Nuk do ta harroj kurrë.” – tha Merkel.
Pasi u bë lider i Bashkimit Sovjetik në 1985, Gorbaçovi nisi reforma gjithëpërfshirëse që synonin liberalizimin e ekonomisë dhe jetës publike. Ai dha dorëheqjen në fund të vitit 1991 me shpërbërjen e vendit.
Ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1990.
Merkel qeverisi Gjermaninë për 16 vjet, duke u bërë kancelarja e dytë më e gjatë në detyrë në vend. Ajo la postin e saj në 2021 dhe u tërhoq nga politika.