Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për shkarkimin e Gledis Nanos: Ra në korent, korenti ishte afera e Call Center-ave ku doli emri i Olsi Ramës


Kryetari i Partisë Dempokratike Sali Berisha ka folur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj force politike, lidhur me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Ai dha dhe arsyet se pse sipas tij, kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e Gledis Nanos.

“Vetëm zhvillimet e djeshme janë një dëshmi se në strofkullën e tyre nuk ka paqe. Shkarkohet pa asnjë motiv evident drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirëfilltë, por e vërteta ështës që ai pati fatin të bjerë në korent. Dhe korenti ishte afera e Call Centerave ku doli emri i Olsi Ramës. Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan Policisë Shqiptare, iku drejtuan këtij. Iku Nano sepse 2.2 drogë ton në Itali nuk shkuan nga skafet por nga velat e grupit të Çuçit. Ato kam pasion unë tha, nuk merrem me skafe, merrem me velat. Na dolën velat transportuesit kryesor të drogës. Doli.

Nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por pati naivitetin dhe jo sinqeritetin, që këto të mos i mbulojë. Iku. Por kush iku tjetër me të? Iku edhe drejtorja e Agjencisë të Luftës kundër Larjes së parave. Nuk e njihja atë por sigurisht që ishte një emër formal në atë detyrë, zonja Ago. Por iku. Do vihej një militant i thekur i Partisë Socialiste në mënëyrë që agjencia të kthehej në Agjenci e Mbrojtjes së Larjes së Parave të Krimit.”– tha Berisha.