Vendosni fjalën kyçe....

Putin s’do marrë pjesë në funeralin e Mihail Gorbaçovit


Presidenti rus Putin nuk do marrë pjesë në funeralin e liderit të fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov. Ai do varroset të shtunën pas një ceremonie publike në Sallën e Kolonave të Moskës.

Salla e madhe, jashtë Kremlinit, priti funeralet e udhëheqësve sovjetikë Vladimir Lenin, Josef Stalin dhe Leonid Brezhnev. Gorbaçovit do ketë një roje nderi ushtarake por funerali i tij nuk do të jetë shtetëror.

Televizioni shtetëror të enjten tregoi Putinin duke vendosur solemnisht trëndafila të kuq pranë arkivolit të Gorbaçovit – i lënë i hapur siç është tradicionalisht në Rusi – në Spitalin Klinik Qendror të Moskës, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.

“Fatkeqësisht, orari i punës i presidentit nuk do ta lejojë atë ta bëjë këtë më 3 shtator, kështu që ai vendosi ta bëjë këtë sot.” – u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai tha se ceremonia e Gorbaçovit do të kishte ‘elemente’ të një funerali shtetëror dhe se shteti po ndihmonte në organizimin e tij.