Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Beogradi: Respekt ndaj presidentit Vuçiç për zgjidhjen e ngërçit me Kosovën


Kryeministri Rama ka falënderuar presidentin serb Vuçiç për arritjen e marrëveshjes me Kosovën për lëvizjen e lirë mes dy vendeve duke përdorur kartat e identitetit të vendeve respektive.

Ai tha gjithashtu se vendet e rajonit nuk duhet të shpenzojnë më energji e kohë për gjëra të tilla dhe se Ballkani i Hapur i zgjidh të gjitha problemet e këtij lloji si dhe forcon bashkëpunimin ekonomik.

“Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e ballkani i hapur. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjdhje e Ballkanit të Hapur. Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin në Ballkanin e Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjidhja e parë është paqja, zgjidhja për njerëzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për t’u zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga.” – tha Rama.