Deputetët e PD-së kanë dënuar ashpër aksionin e IMT-së në ‘Prestige Resort’ mëngjesin e sotëm.
Mes atyre që kanë reaguar janë nënkryetari i selisë blu Luçiano Boçi, Grida Duma, Tritan Shehu, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Flamur Noka, Albana Vokshi. Edi Paloka, Arbi Agalliu, Ferdinand Xhaferraj e Enkelejd Alibeaj.
Ata kanë deklaruar se aksioni është i paligjshëm nga ana juridike ndërsa është sulm e kërcënëim ndaj fjalës së lirë e lirisë së medias.
“Regjimet duhen pasur frikë kur e njohin frikën nga reagimi popullor, jo kur tregojnë se si regjimi vetë nga frika e rënies hipën rruspave për të mbrojtur veten duke “shtirë frikë”. Sot goditja pa asnjë prestigj tek Prestigji , është paralajmërimi që frika e pushtetit po skërmit dhëmbët e rënë.” – shkruan Duma.
Ndërsa nënkryetari Boçi shkruan: “Një sulm i pastër politik e jo vetëm, pr shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave News 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu. Askush nuk duhet të heshtë! Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit.”
Deputetja Albana Vokshi ka shkruar në shënimin e saj në Facebook se sulmin e sotëm do e kishte zili edhe Enver Hoxha duke e quajtur atë një sulm të pastër politik ndërsa thekson se kryeministri Rama nuk do ia dalë që të nënshtrojë mediat.
“Edhe Enveri do e kishte zili!!! Sulm i pastër politik! Nuk është vetëm cështje shkeljesh procedurash nga IKMT. Nuk është vetëm çështje shkatërrimi turizmi dhe imazhi të Shqipërisë. Është cështje lirie fjale, lirie mendimi. Rama po kërkon të bëjë një tjetër shembull, se c’mund t’i ngjasë atyre që nuk i binden për linjën editoriale. Nuk do ja dalë!”