Vendosni fjalën kyçe....

Atentat ndaj dy efektivëve të policisë në Vlorë, u qëlluan me breshëri por shpëtuan pa lënduar


Një atentat me armë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje. Sipas uniformave blu, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Audi” me të cilin udhëtonin dy efektivë policie.

Dy efektivët për fat të mirë i kanë shpëtuar këtij atentati pa marrë lëndime.

Efektivët ndaj të cilëve është kryer atentari janë: Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës dhe Anxhelo Breshani, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Ata kanë qenë jashtë orarit të punës duke lëvizur me automjet privat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.