Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto ku shfaqet krah kryeministrit shqiptar Edi Rama, buzë lumit Sava.
Në postimin e tij në “Instagram”, Vuçiç shprehet se ndihet krenar për miqësinë e krijuar mes dy vendeve në vitet e fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit.” – shkruan Vuçiç krahas foton me Ramën, i cili po qëndron në Beograd pas Panairit të verës të mbajtur ditën e enjte në kuadër të “Open Balkan”.
View this post on Instagram