Vendosni fjalën kyçe....

Hyri për të vjedhur në banesën e italianëve që ishin me pushime, kapet i riu shqiptar teksa fshihej mes shkurreve


Një shqiptar është arrestuar në Xhenova pasi akuzohet për vjedhje në një apartament në Albaro.

Sipas medieve italiane, 30-vjeçari shqiptari u ndalua nga oficerët e policisë pas një ndjekjeje në shkurret që të çonte në lagjen San Martino.

Ndërsa bashkëpunëtori i të riut thuhet se është ende në kërkim.

Sipas hetimeve të policisë, shqiptari u ngjit në tarracën e një shtëpie në via Dodecaneso dhe pasi kishte thyer grilat e dritares, hyri në shtëpi dhe më pas ka kërkuar në çdo dhomë. Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, menjëherë telefonoi 112.

Agjentët mbërritën pas pak minutash dhe panë dy burra që hidheshin nga tarraca dhe ia mbathën drejt pyllit. Ndjekja mes shkurreve filloi derisa njëri nga të dy u ndalua ndërsa tjetri arriti të shpëtonte. I riu shqiptat tentoi të godiste policët, por u ndalua. Ai thuhet se kishte një Rolex floriri në dorë, bizhuteri dhe 980 euro cash.