Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e përditshëm mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas këtij raporti, në 24 orët e fundit, nga 917 testime të kryera gjithsej kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin 200 persona.
ndërsa raportohet se asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit.
Ndërkohë 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarëve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 917 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 200 qytetarë, në këto bashki:
64 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Fier, Vlorë, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.
Janë 2,468 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.