Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i inteligjencës ruse: Njerëzit “që mendojnë” e dinë se Rusia është në anën e së vërtetës, po pengon një rikthim global nazist



Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse Sergey Naryshkin thotë se shumica e njerëzve “që mendojnë” në mbarë botën e kuptojnë se Rusia ajo që është në anën e së vërtetës. Madje sipas tij, Rusia po bën çmos për të penguar një rikthim global nazist.

“Shumica e njerëzve që mendojnë anembanë globit e shohin të qartë se është Rusia ajo që është në anën e së vërtetës, duke luftuar agresionin dhe duke bërë më të mirën për të parandaluar një rikthim global nazist.”– tha ai sipas agjencisë së lajmeve TASS, në një ceremoni hapëse për aksionin patriotik ndërkombëtar Victory Dictation 2022.

“Unë jam i bindur se shkatërrimi i pashmangshëm i hegjemonisë së regjimeve liberale-totalitare të Perëndimit do ta bëjë gjithashtu botën një vend më të hapur, të ndershëm dhe të drejtë.”- shtoi ai.