Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Kanada, vriten me thikë 10 persona, autorët ende të lirë


Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, pasi dy persona kryen një sulm masiv me thikë në shumë vende në një zonë rurale të provincës Saskatchewan, konfirmoi të dielën Policia Mbretërore Kanadeze, duke paralajmëruar se të dyshuarit që janë ende në arrati, janë të armatosur dhe paraqesin rrezik.

“Ne kemi gjetur 10 individë të vdekur në komunitetin e James Smith Cree Nation dhe Weldon, Saskatchewan.” – tha zyrtarja e policisë, Rhonda Blackmore, në një konferencë për shtyp të dielën pasdite.

Ajo shtoi se ‘disa viktima të tjera janë plagosur, 15 prej të cilëve janë transportuar në spitale të ndryshme’, duke vënë në dukje se ‘mund të ketë viktima të tjera të plagosur që janë transportuar në spital’.

“Ne besojmë se disa nga viktimat kanë qenë shënjestër e autorëve, ndërsa të tjerët janë sulmuar rastësisht.” – shtoi Blackmore. Autoritetet e Saskatcheëan identifikuan dy të dyshuar meshkuj si dhe automjetin e tyre.

“Meqenëse të dyshuarit janë të lirë, ne kemi kërkuar gjithashtu që alarmi të shtrihet në Manitoba dhe Alberta.” – madje mendohet se ‘në këtë ëast, nuk kemi asnjë të dhënë se ata kanë udhëtuar në një provincë tjetër’, shtoi Policia Kanadeze.

Të dyshuarit besohet të jenë Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç, të cilët mendohet se udhëtojnë me një ‘Nissan Rogue’ të zi me targë SK 119 MPI.

Ndërsa gjuetia vazhdon, autoritetet i kërkuan publikut të mos dilte në rrugë të panjohura, t’u afrohej të huajve të dyshimtë ose të kryenin autostop si dhe të raportonin çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet.