Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Do çojmë në Kuvend kërkesën për indeksimin e pagave të punonjësve të administratës


Partia e Lirisë do të depozitojë në Kuvend këtë sesion parlamentar një projektligj për rritjen e pagës së administratës publike sa herë ka rritje ekonomike. Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët.

Meta shpjegoi se ky projektligj përmban edhe një mekanizëm që mbron punonjësit në rast të rritjes së çmimeve.

“Jemi edhe në çeljen e sesionit të ri të Kuvendit. Pikërisht duke i bërë të ditur se projektligji që kanë nënshkruar deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike do të depozitohet në Kuvend.

Qëllimi i këtij projektligji është vendosja e rregullave për të garantuar rritjen e pagës kur ekonomia ka rritje pozitive. Parashikohet edhe vendosja e një rregulli për të mbrojtur ata nga rritja e çmimeve. Pagat nuk janë indeksuar sipas inflacionit. Paga bazë minimale mujore shërben si shkallë e pagës në të gjithë vendin.”- deklaroi Meta.