Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se u vuri flakën plehrave në Shijak, pranga 47-vjeçarit


Një 47-vjeçar është arrestuar në Shijak pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme të mbeturinave duke ndotur ajrin.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sallmonë ndërsa personi i arrestuar me iniciale A.M. digje goma, sedilje makinash e mbetje plastike.

Ngjarja në fjalë solli edhe replika mes kreut të Partisë së Lirisë Meta e kryebashkiakut të Shijakut Arbana me të parin që akuzoi kryeministrin Rama se po i vjedhe  helmon banorët e me të dytin që i kërkoi Metës të mos bëjë politikë me ngjarjen.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit si pasojë e djegies së gomave të makinave dhe sendeve të tjera, në fshatin Sallmonë, Shijak, kanë organizuar punën dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht të shtetasit:

-A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës.”