Një paketë ndihme financiare prej 65 miliardë eurosh e miratuar nga Berlini si përpjekja e fundit për të lehtësuar presionin e nxitur nga inflacioni nga një krizë shtrënguese e furnizimit me energji elektrike nuk do të ndihmojë ekonominë më të madhe të BE-së të shmangë një recesion të afërt, raportoi Bloomberg të hënën, duke cituar analistët.
Masat përfshijnë subvencione më të larta për familjet me të ardhura më të ulëta, pagesa për studentët dhe pensionistët dhe një kufi mbi çmimet e energjisë.
“Ndërsa paketa e shpallur do sjellë vërtet një lehtësim për ata financiarisht më të dobët, është e dyshimtë që paketa do jetë e mjaftueshme për të kompensuar plotësisht ndikimin nga faturat më të larta të energjisë.” – tha ekonomisti i ING Carsten Brzeski, në një raport për klientët.
Eksperti shprehu gjithashtu dyshime se paketa e plotë do bëhej funksionale në vitin 2022, duke thënë se ‘paketa ndoshta do dështojë në parandalimin e rënies së ekonomisë në recesion’.
Ndërkohë, ekonomisti i Commerzbank Joerg Kraemer paralajmëroi se hapat e shpallur thjesht krijojnë ‘iluzionin se pjesë të mëdha të popullsisë mund të mbrohen nga pasojat e rritjes së çmimeve të energjisë’. Ai shtoi se qasja e Berlinit, e kombinuar me kapacitetet maksimale të prodhimit, mund të nxisë çmimet tashmë të ngritura të konsumit.
Ulja e faturave të energjisë elektrike për familjet me 10 miliardë euro pritet të ulë inflacionin total me 0.6%, sipas një ‘llogaritjeje në fund’ nga Greg Fuzesi, strateg i JPMorgan Chase, cituar nga Bloomberg.