Gjendet pa shenja në plazhin e Ksamilit një turiste nga Hungaria.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku sipas policisë 66-vjecarja e identifikuar si Sindelyne Erzsebet është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit.
Fillimisht ajo është transportuar drejt spitalit por tashmë kishte ndërruar jetë.
“Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.
Me vendim të prokurorisë së Sarandës trupi i pajetë do të transportohet drejt Tiranës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.