Flakët kanë përfshirë këtë të martë ullishtet e Ksamilit, pranë aksit rrugor Ksamil-Butrint. Sipas Saranda Web, zona ku ka rënë zjarri ndodhet brenda Parkut të Butrintit.
Ndërkohë Shqiptarja.com raporton se drejt vendngjarjes janë nisur 2 zjarrfikëse nga Saranda. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, deri më tani zjarri ka djegur disa rrënjë ullinj por ende situata është e paqartë.