Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset kryetari i PD-së në Korçë, i gjuajti me shishe sekretari i një grupseksioni


Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të martë në qytetin e Korçës. Dhe personat që janë përfshirë në këtë konflikt janë dy zyrtarë të Partisë Demokratike.

Sipas “Top Channel”, kryetari i degës së PD-sës në Korçë Devis Osmani është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie, Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.

Devis Osmani

Eduart Topalli