Vendosni fjalën kyçe....

236 fëmijë konsiderohen të zhdukur në mes të luftës në Ukrainë


Që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, 236 fëmijë konsiderohen të zhdukur.

Të paktën kështu ka njoftuar shërbimi për shtyp i Zyrës së Avokatit të Popullit në Ukrainë.

“Informacion nga portali shtetëror ‘Fëmijët e Luftës’ për gjetjen e fëmijëve të zhdukur deri më 6 shtator 2022: 236 – të zhdukur, 7343 – të dëbuar, 5391 – të gjetur dhe 55 – të kthyer.”- tha Avokati i Popullit sipas Ukrinform.

Siç është raportuar, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, 741 fëmijë janë plagosur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur në shkallë të plotë të Rusisë.