Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e BE-së takohet me Krajën e Manjën: Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën integruese të Shqipërisë


Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann është takuar sot me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Po ashtu edhe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në këtë takim, ambasadorja Hohmann ka përcjellë mesazhin e qartë se sundimi i ligjit është shtylla kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Hohmann thekson se Bashkimin Evropian do të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë sifduese, ndërsa kërkon që konsolidimi i reformës në drejtësi të vijojë përpara.

“Takime të rëndësishme sot me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Konsolidimi i reformës në drejtësi duhet të shkojë përpara.

Synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE-ja është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese.”- tha ambasadorja e BE-së.