Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria përzë stafin e ambasadës iraniane: 24 orë kohë të largohen nga vendi


Stafi i ambasadës së Iranit në Tiranë duhet të largohet nga territori i Shqipërisë brenda 24 orëve.

Vendimi është marrë nga qeveria e u njoftua para pak çastesh nga kryeministri Rama në një deklaratë të jashtëzakonshme.

Masa ka të bëjë me sulmin kibernetik të 15 korrikut ndaj Shqipërisë, për të cilin tha kryeministri ka prova të pakundërshtueshme se është organizuar e sponsorizuar nga Irani.

Ndër të tjera Rama tha se sulmi nuk ia arriti qëllimit ndërsa theksoi se Shqipëria ka ndërprerë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Në sulm sqaroi ai janë përfshirë katër grupe, mes të cilëve edhe një grup famëkeq që ka kryer më parë sulme kibernetike ndaj Izraelit, Arabisë Saudite, Emirateve Arabë, Jordanisë, Kuvajtit e Qipros.