Në një deklaratë pasditen e së mërkurës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Iranit Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike tonë bazuar në pretendime të pabaza.
Ai e quajti vendimin një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare, raporton media iraniane Mehr.
“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi.
Ai tha se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë.
Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.
Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për një grup famëkeq terrorist dhe shprehu keqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.