Ish-ministri i Rindërtimit e zv.kryeministri Ahmetaj pritet të rikthehet me një tjetër detyrë.
Deputetët e PS-së e kanë propozuar si anëtar të Komisionit të Integrimit. Njoftimi u bë nga kryetarja e Kuvendit Nikolla në nisje të seancës plenare.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian.” – tha Nikolla.
Ahmetaj u shkarkua pak javë më parë si zv.kryeministër e ministër i Rindërtimit. Vendin e tij si zv.kryeministër e ka marrë ministrja e Infrastrukturës, Balluku.