Një 35-vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga lartësia.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mikel Maruli”, ku 35-vjeçari me inicialet A. A., dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.
“Më datë 08.09.2022, në rrugën ‘Mikel Maruli’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thotë Policia.