Vendosni fjalën kyçe....

“7X7 nuk bëjnë 42” – Edi Rama debaton me Grida Dumën për faturat e energjisë


Kryeministri Edi Rama është përplasur sot në rrjetet sociale me deputeten e PD-së, Grida Dumën.

Kjo e fundit kishte bërë një postim në “Facebook”, ku shprehej se kush shpenzon më shumë se 7 mijë e 600 lekë në muaj energji do të ketë një faturë 4.4 herë më të lartë.

 “Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë!

Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.

Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve.
Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?”- shkruan Duma.

Këtë postim të Dumës, Rama e ka shpërndarë në “Twitter”, ku i kthehet deputetes demokrate duke thënë se “7×7 nuk bëjnë 42”.

Ai shprehet se kush do harxhojë më shumë se 800 këh do paguajë çmimin 42 lekë me TVSH.

 “Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kw mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!”– shkruan Rama.