Deputetja e PD-së Grida Duma i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes një postimi, pas replikës së tij në “Twitter” lidhur me çmimin e energjisë elektrike.
Debati mes Ramës dhe Dumës u bë mbi çmimin që do duhet të paguajnë qytetarët që e kalojnë fashën e vendosur nga Qeveria në 800 kw/h.
Duma i thotë Ramës se ekspertët dhe madje dhe vetë ministria e tij e Financave dhe e Ekonomisë e përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë, për konsumatorë që shpenzojnë më shumë se 800 kw/h.
“Ti kap ç’a të kapësh e ke në rregull!!
Po t’a kanë kap të gjithë që kur të del llogaria keq varesh tek “7 x 7”!!
Nuk ke faj se nuk llogarit gjë më vetë, merr një makinë llogaritëse, dhe shumëzo siç e shkruan vetë çmimi i mbrojtur është 9.5 lekë me tvsh deri 800 kwh.
800 kwh x 9.5 leke me tvsh = 7600
Po a ke një tabelë shumëzimi për familjarët që mbi 800 kwh do paguajnë 4.4 herë më shumë!!!
Ekspertët, gazetarët, madje dhe vetë ministria e tij e linjës përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë!”- shkruan Duma.
Rama e kritikoi analizën e Dumës më herët duke e ironizuar se 7×7 nuk bëjnë 42 (lexo këtu). Kryeministri tha se 800 kw/h energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë sikurse shprehet Duma, por një faturë 9.120 lekë dhe kush do harxhojë mbi këtë fashë do paguajë me çmim tregu.