Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po kërkon të fyejë inteligjencën e shqiptarëve, kur sillet sikur nuk e dinte që po ndërtoheshin kate të tëra pa leje edhe në mes të Tiranës.
“Në Tiranë qindra kate pa leje dhe kujtohet Gedafi e thotë lulëzuan ndërtimet pa leje. Po ku ishe ti 8 vite, kujt ia thua. bën budallenj shqiptarët? Ata nuk janë budallenj. Kushdo që e ka studiuar psikologjinë e shqiptarëve i ka gjetur inteligjentë. Nuk mund të thuash si mbinë këto kate. Mbinë me rryshfet se ke krijuar një administratë që vjedh.
Krimi zhvillon thoshte ministri i anti-krimit. Sigurisht të zhvillon o ministër velist se me vela po transportohet droga.
Krimi e zhvillimi ecin në drejtime të kundërta, ndryshe Kolumbia do të ishte e zhvilluar sot. Do kemi zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.”- kështu tha Berisha në takimin e sotëm në Ersekë me mbështetësit e tij, ku mes shumë temash u ndal dhe tek aksioni i fundit i konfiskimit të kateve shtesë pa leje.