Vendosni fjalën kyçe....

Çupi: Qeveria ka braktisur Klosin e Matin, edhe ata nxënës që kanë mbetur nuk kanë ku të shkojnë në shkollë


Një ditë para fillimit të procesit mësimor për Arsimin Parauniveristar, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me braktisjen e shkollave në zonën e Klosit.

Duke shpërndarë një video-dëshmi, ajo shkruan se edhe ata pak nxënës që kanë mbetur në fshatrat e Klosit nuk kanë ku të zhvillojnë mësim pasi në shkolla nuk ka pasur asnjë investim.

Shpopullimi masiv i Matit e Klosit përmes mjerimi dhe diskriminimit është politikë antikombëtare e qeverisë, thekson deputetja e PD-së.

Mjerimi dhe shkretimi i shkollave.

Nesër ata pak nxënës që kanë mbetur në fshatrat e Klosit do të shkojnë në shkolla, të cilat ke frikë t’i shohësh në video, jo më të bësh mësim atje. Pamjet flasin sa 1 mijë fjalë. Qeveria nuk ka vënë dorë për vite me radhë, duke i lënë shkollat të degradojnë dhe nxënësit të largohen, bashkë me prindërit e tyre. Gjendja është alarmante dhe vazhdon të përkeqësohet vit pas viti. Shpopullimi masiv i Matit, Klosit, dhe i zonave të tjera të Veriut përmes mjerimit, braktisjes, diskriminimit është politikë antikombëtare dhe krimi më i madh i kësaj qeverie”,-shkruan Çupi.