Vendosni fjalën kyçe....

Plani i energjisë nga qeveria gjermane mund të kushtojë më shumë sesa të kursejë – Media


Direktiva e miratuar rishtazi e Gjermanisë për të fikur reklamat gjatë natës për të kursyer energji të kushtojë më shumë sesa ndezja e ndriçimit, raportoi të shtunën gazeta Die Welt, duke cituar Shoqatën Gjermane për Reklamim (FAW).

Sipas rregullave të reja, të përcaktuara nga ministri i Ekonomisë Robert Habeck, tabelat e ndriçuara prej neoni në gjithë Gjermaninë duhet të fiken natën dhe pjesën më të madhe të ditës (midis orës 22:00 dhe 16:00) duke filluar nga 1 shtatori.

Megjithatë, drejtori menaxhues i FAW, Kai-Marcus Thäsler i tha Die Welt se masa do të jetë e vështirë për t’u zbatuar.

“Deri tani pjesa më e madhe e sistemeve të prekura janë tabela reklamuese që deri më tani janë pajisur me një funksion automatik muzgu. Ky sistem tani duhet të zëvendësohet nga një elektricist me një kohëmatës në çdo tabelë individuale.” – tha ai.

Thäsler shpjegoi se organizatës së tij i mungojnë fondet, materialet dhe punëtorët e aftë për të kryer me shpejtësi punën, dhe se ndriçimi në sistemet e reklamave të jashtme është një burim nxehtësie që parandalon që panelet e ekranit të mjegullohen dhe të ngrijnë.

“Për të parandaluar dëmtimin e përhershëm, në vend të ndriçimit do duhej të vendoseshin sisteme ngrohjeje, por kërkesat e tyre për energji do të ishin shumë herë më të mëdha.” – tha ai.

Për më tepër, numri i madh i tabelave të ndriçuara – rreth 92,500 – do e bëjë procesin e shndërrimit të tyre në standardet e reja të marrë shumë kohë dhe mund të mos jetë i plotë përpara skadimit të ndalimit në shkurt 2023.

“Çdo euro reklamë që do të zhvendosej nga reklama në natyrë në media të tjera si rezultat i rregullores do të binte ndesh me objektivat e rregullores.” – paralajmëroi Thäsler, duke vënë në dukje se kostot e të përshkruara të shndërrimit të reklamave, si për sa i përket konsumit të energjisë, ashtu edhe për investimet e kërkuara, do të tejkalojë shumë kursimet që mund të arrihen.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, urdhëresa duhet të shkurtojë rreth 2% të konsumit të energjisë. Megjithatë, shefi i FAW tha se shifra e vërtetë nuk mund të llogaritet, pasi konsumi i energjisë nga bordet e reklamave është një sekret tregtar.