Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër gafë e Presidentit Begaj, bën lëmsh protokollin me homologun italian (Video)


Dy ditë para se t’i quante monarkitë si forma të drejtimit të shtetit të tejlkaluara, në letrëne ngushëllimit drejtuar Princit Charles III për vdekjen e së ëmës, Mbretëreshë Elisabeth II, presidenti Begaj është kapur në një tjetër gafë.

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit të Italisë Mattarella në Tiranë, Begaj, një ish-ushtarak ka ngatërruar protokollin duke ecur në kohën që banda frymore luante himin e Italisë.

Mattarella në siklet, që nuk e kupton se çfarë po ndodh, provon në disa raste që ta ndalojë por pa ia arritur qëllimit duke qenë se Begaj vijon të çapitet mbi tapetin e kuq nën tingujt e himnit të Italisë.