Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tregon se i është drejtuar me një shkresë bashkisë së Tiranës, ku i kërkon informacione në lidhje me kullat e ngritura në kryeqytet.
Në kërkesën e tijtë publikuar në rrjetet sociale, Vasili kërkon informacion si janë miratuar lejet, për sa kate janë dhënë lejet dhe sa janë respektuar ato.
“Skaner ndërtimeve pa leje dhe shtesave të Tiranës!
I jam drejtuar me kërkesë zyrtare Bashkisë së Tiranës për kullat, që kanë përmbytur Tiranën.
I kam kërkuar:
- dokumentacionin se si janë miratuar këto leje
- për sa kate është dhënë leja
- sa është respektuar leja e dhënë
- shtesat pa leje.
Vetëm Trasparenca vret pazaret dhe demagogjinë.”– shkruan Vasili.