Në ditën e parë të vitit të ri arsimor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi shkollën e re, “Sami Frashëri”, të rindërtuar pas tërmetit.
Bashkë me të në ish-shkollën e tij, ishte edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në një prej klasave, Veliaj ritakoi edhe një prej mësueseve të tij, zysh Odetën.
Gjatë bashkëbisedimit me të, Veliaj gtha se shkollat e reja ngjajnë si hotele me 5 yje.
Pjesë nga biseda me mësuesen:
Veliaj: Hera e parë që shoh që ka vend nëpër klasa. Ishim 3 veta në bankë dhe përsëri s’kishte vend.
Mësuesja: Ishim 42 veta në klasë.
Një mësuese tjetër: Edhe 56.
Veliaj: Po bënim shaka me ministren, duket si hotel me 5 yje. Ju duhen 2-3 javë të zbuloni ku janë gjërat se është ambient kaq i madh.
Kushi: Sa mirë që kemi dhe programet e artit e të zejeve, që të rrinë më gjatë në shkollë, jo vetëm sa është orari mësimor.
Veliaj: Jam i sigurt që do na nderoni se vërtet vendi ka shumë nevojë, – më thonë “ja se është edhe kjo rruga për t’u investuar”, – se asgjë nuk është perfekte, por kur dilni ju mirë, apo kur po dëgjoja që bashkëmoshatarja juaj kishte fituar në të 10 degët, thua ia vlejti edhe sherri, edhe debati per shkollen, se ndonjëherë pa debate e sherre nuk bëhen punët, e kur mendoj se hoqëm picirin për ta bërë këtë shkollë, se u përfshi edhe politika, i vetmi shpërblim është të dilni ju mirë. Po dolët ju mirë, pastaj të gjitha harrohen, edhe lodhja edhe debatet edhe përpjekjet.
Viti i ri arsimor në shkollën Sami Frashëri ka nisur me 1300 nxënës.