Ka nisur me sherre dita e parë e mësimit për vitin e ri arsimor në shkollën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
Sipas “News 24”, në këtë konflikt janë përfshirë prindërit dhe drejtoresha e shkollës. Debati thuhet se ka nisur si shkak i ngarkesës dhe ndërrimit të orareve të mësimdhënies, por ende nuk ka të dhëna zyrtare.
Për shkak të tensioneve, sikurse vihet re edhe nga fotot e mëposhtme kanë ndërhyrë edhe punonjës të Policisë.