Vendosni fjalën kyçe....

Vladimir Putin: Lufta ekonomike kundër Rusisë nuk funksionoi


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se “lufta ekonomike” e Perëndimit kundër Rusisë nuk ka funksionuar.

Siç shkruan TASS, Putin tha se Rusia po përballet me agresion financiar dhe teknologjik, por sulmi ekonomik (blitzkrieg) kundër vendit nuk ishte i suksesshëm për shkak të masave të marra.

Dëshiroj të theksoj edhe një herë se Rusia po përballet me besim me presionin e jashtëm, me agresionin financiar dhe teknologjik nga disa vende. Taktikat e ‘blitzkrieg’-ut ekonomik nuk funksionuan, kjo tashmë është e qartë për të gjithë dhe për ta.”- tha Putin.

Ai shtoi se Rusia “zbatoi menjëherë masat efektive mbrojtëse, mekanizmat u nisën për të mbështetur industritë kryesore, ndërmarrjet, si dhe bizneset e vogla dhe të mesme”. Sipas Putinit, të gjitha ato kishin për qëllim ruajtjen e punësimit dhe vendeve të punës, duke ofruar ndihmë për njerëzit.