Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të gjithë në protestë te ‘skena e krimit’ para inceneratorit të Tiranës, drejtësia e kapur prej fyti nga partia në pushtet


Kreu i Partisë së Lirisë Meta u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protestë e thirrur sot në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.

Në një konferencë për mediat nga selia e partisë, Meta tha se të gjithë qytetarët duhet të jenë te ‘skena flagrante e krimit’, siç e quajti ai inceneratorin e Tiranës.

Po kështu kreu i PL-së tha se faktet për aferën e inceneratorëve janë të shumta por drejtësia nuk e bën punën e saj pasi është kapur prej fyti nga partia në pushtet.

“Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vend ngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00 dhe me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që cdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim, nën mbrojtjen e vendosur të kokës së kësaj afere që është Edi Rama.

Dua ti ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për ti thënë mjaft kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë, të jetë jo në rajon, por në botë ndër të parët në nivelin e korrupsionit, të kapjes së shtetit, të humbasë 26 shtete sa i takon transparencës dhe luftës së korrupsonit për t’i dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare.

Për t’i dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare.

Të bëhemi bashkë sot në mënyrë që mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat kur të fillojë shkolla, me numrin në rënie të nxënësve dhe Shqipëria mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të rejat.

Ndaj i ftoj të gjithë të jenë atje, për të parë me sytë e tyre këtë skenë krime dhe për të vënë gishtin mbi faktet. Për fat të keq drejtësia ka kohë që nuk i shikon për arsye se partia në pushtet e ka zënë për fyti. Jane paratë e qytetareve që duhet të shkojnë dhe t’u kthehen në shërbime atyre dhe jo që te vidhen hapur nga mafia, sepse kështu i intereson Edi Ramës.”– tha Meta.