Selia blu ka reaguar pas lajmit të Zërit të Amerikës për 500 mijë dollarë financim rus në PD në vitin 2017.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Floriana Garo tha se PD-ja e ka denoncuar publikisht këtë akt personal të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha pa indidicie për një financim të tillë.
Ajo shtoi më tej se selia blu ka denoncuar përdorimin e kësaj afere për marrjen peng të bashës me qëllim shkatërrimin e PD-së.
“Pas publikimit të një lajmi bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA-së në Zërin e Amerikës për infiltrimin rus në politikën e disa vendeve dhe financimin e politikanëve në këto vende, ku përfshihet financimi me 500 mijë dollarë të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017, PD bën me dije se: Ne jemi parti e interesit kombëtar dhe i shohim këto interesa larg aksit serbo-rus në linjë të plotë me vendet e botës së lirë, SHBA-në e BE-në. PD është forca e parë euroatlantike në Shqipëri, propozuesja e parë e në vendet ish-komuniste e planit për anëtarësimin në NATO dhe KE. PD deklaron se pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus kla denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës. Gjithashtu PD-ja ka denoncuar përdorimin e kësaj afere për marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e PD-së.” – tha Garo.