Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka zbuluar vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Në një deklaratë për mediet, Ibrahimaj tha se paga minimale nga 30 mijë lekë do të shkojë në 34 mijë lekë, ndërsa pensionet do të rriten me 9.5%.
“Me këtë indeksim të dytë ne e cojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5% në krahasim me pasionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Përfitojnë 678 mijë pensionistë. Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator.
Morëm një vendim sa si përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Në prill, e rritën nga 30 mijë në 32 mijë. Me vendimin e sotëm paga do të jetë 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek 200 mijë të punësuar. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë shqiptare që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagave.”- u shpreh ministrja.
Mes të tjerash, ministrja foli edhe për Bordet e Transparencës ku i dha përgjigje pyetjesh që shumë qytetarë e kanë: A do mbyllen ato?
Por Ibrahimaj tha se pavarësisht kritikave nga opozita, Bordet e kanë bërë punën e tyre dhe do të vijojnë në mënyrë që qytetarët të vazhddojnë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm.
“Kohët e jashtëzakonshme na ndikojnë të marrim vendime të jashtëzakonshme. Nga analizat që kemi kryer të dyja bordet kanë bërë punën e tyre me qëllim limitimin e rritjes së çmimeve në ato nivele pa prekur spekulimet e trehu, pa ndikuar në çmime kemi pritur që këto cmime të materializohen.
Ne do vijojmë të mbajmë bordet qoftë për çmimet karburanteve e disa produkteve të shportës për sa kohë do jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve në bursat ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm për këto produkte e të limtojmë çdo spekulim që mund të ndodhë në treg me rritje të mëvonshme të çmimeve.”- tha Ibrahimaj.