Vendosni fjalën kyçe....

Shkullaku: Nuk ka lobim rus në PD, Berisha reagim të nxituar ndaj Bashës, e mbrojti në 2018


Analisti Armand Shkullaku, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se reagimi i Sali Berishës ndaj ish-kreut të PD Lulzim Basha, për akuzat se ka pranuar para ruse për lobim në SHBA, ishte i nxituar dhe inkoherent.

Shkullaku rikthehu në vëmendje faktin se në 2018, pak pasi ishte publikuar skandali i transferimit të parave, Berisha i quante akuzat të montuara e të financuara nga Rama dhe Soros.

Sipas tij, më e ndershme nga ana e kreut të PD do të kishte qenë që t’ia linte në dorë drejtësisë dhe të mos hidhet akuza ndaj njeriut që dikur ishte nën mbrojtjen e tij.