Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët e Shkencave të Natyrës protestë: Duam rritje page, po del samari më i shtrenjtë se kali


Pedagogët e Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një protestë përpara godinës së fakultetit.

Ata kërkojnë rritje page duke paralajmëruar me braktisje të procesit mësimor nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, shkruan BW.

Pedagogët theksuan se ndërsa mjekëve e mësuesve do u rriten pagat, për ta nuk parashikohet diçka e tillë.

“Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjithëve u rriten. Mjekësisë i rritet, mësuesve po kështu e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Duam pagën asgjë tjetër. Do e ndërpresim procesin mësimor. Kemi që në vitin 2005 pa rritje page.” – tha një nga pedagogët protestues.