Vendosni fjalën kyçe....

Majko-deputetëve demokratë: Dilni jepni llogari për financimin rus 500 mijë dollarësh, kjo gjë s’do kalojë lehtë


Deputeti i PS-së Pandeli Majko i ka kërkuar PD-së që të japë shpjegime për çështjen e lajmit të Zërit të Amerikës mbi financimin rus prej 500 mijë dollarësh për PD-në në vitin 2017.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua deputetëve demokratë duke i paralajmëruar se kjo çështje nuk do kalojë lehtë.

“Mirë do ishte që kur flasim për fondet europiane duhet të flasim edhe për fondet antieuropiane. Duhet të japin shpjegime ata nga ju me zyrë dhe ata që janë pa zyrë. Kjo gjë nuk do kalojë lehtë. As me të qeshur as me të ngërdheshur. Ky është një lajm i dhënë nga Zëri i Amerikës dhe i konfirmuar nga administrata amerikane. Dilni këtu dhe jepini llogari për çështjen e financimit 500 mijë dollarë për PD-në.” – tha Majko.