Këshilli i Mandateve do mblidhet nesër në mëngjes për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Kërkesa vjen pasi deputetët demokratë e akuzojnë ministren e Jashtme se ka konflikt interesi pas përcaktimit të bashkëshortit të saj si investitor strategjik duke marrë në përdorim pasuri publike.
14 deputetët demokratë kanë kërkuar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen në fjalë.
Ministrja Xhaçka i ka quajtur politike akuzat e deputetëve të PD-së duke pohuar se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm asistencë juridike.