Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku pas takimit me ambasadoren Kim: Momenti për transparencë e për të qëndruar larg influencave ruse, kineze e iraniane


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur në një prononcim të shkurtër për mediet, lidhur me takimin që zhvilloi pak momente më herët në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Tabaku tha për takimin me ambasadoren se: “është momenti për të bërë transparencë e para e së dyti për të qenë larg influencave që nuk duhet të harrojmë se ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”.

Gazetarët e pyetën atë nëse në takim u përmendën raportet në medie për financimet ruse në PD, por ajo u përgjigj: “Unë besoj se do ketë deklaratë nga ambasada për t’ju informuar.”

Në takimin me ambasadoren ishin Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, deputetja e PD-së Jorida Tabaku e deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.